Pique: Askush nga Reali nuk ka pse të më kërkojë falje

Futboll

Pique: Askush nga Reali nuk ka pse të më kërkojë falje

Më: 24 maj 2017 Në ora: 13:12
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për Dani Carvajal dhe festimet e titullit nga Real Madridi, duke këmbëngulur se kampionët e rinj spanjollë nuk kanë asnjë arsye për t’i kërkuar falje. Pique ka qenë subjekt i një himni të paedukatë nga disa lojtarë të Real Madridit dhe mbështetësve të tyre, një sjellje e udhëhequr nga Carvajal gjatë festimeve në “Cibeles”, pas fitores 2:0 të së dielës ndaj Malagës.

“Jo, unë nuk jam ofenduar aspak, – u tha Pique gazetarëve, teksa ka filluar përgatitjet për finalen e Kupës së Mbretit, që do ta luhet të shtunën kundër Alavés. – Askush nga Real Madridi nuk ka pse të më kërkojë falje. Unë kam folur me Dani Carvajal dhe tashmë kjo është zgjidhur mes nesh në mënyrën më të mirë. Kjo është diçka krejtësisht normale Ata ishin të lumtur për të fituar titullin dhe kishin motive të plota për të festuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat