Mavraj: I arrita dy qëllimet me klubet gjermane, tani fluturoj drejt Shqipërisë

Futboll

Mavraj: I arrita dy qëllimet me klubet gjermane, tani fluturoj drejt Shqipërisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 maj 2017 Në ora: 13:47
Mërgim Mavraj

Hamburg SV fitoi me një ndeshje spektakulare kundrejt ëolfsburgut (2:1), duke ia mundësuar qëndrimin e saj në ligën e parë gjermane. Pas mbylljes së ndeshjes të gjithë lojtarët festonin me tifozët, ndërsa Mergim Mavraj shkoi në kabinë. “Shpëtimin tonë dëshiroja ta festoja qetë në kabinë. Dhe të shikoja sesi luajtëm si klub,” tha ai për express.de.

Shqiptari i Kombëtares u aktivizua deri në fund të sezonës së dimrit me Kölnin ku nuk humbi asnjë minutë, ndërsa befasisht gjatë pushimit dimëror u transferua drejt HSV. Derisa ai luajti për FCK, kjo e fundit ishte në zonën e pjesëmarrjes në kualifikimet direkt për Champions League, ndërsa HSV në zonën për t’u rrëzuar nga liga. Në fund Kölni u rëndit e pesta duke u kualifikuar direkt për Europa League, ndërsa HSV shpëtoi nga dalja prej ligës së parë gjermane.

A do marrë Mërgim Mavraj ndonjë premi prej Kölnit për kualifikimin?

„Ishte një nder që e ndihmova klubin për të arritur qëllimin. Ky është shpërblim për mua,” tha ai duke buzëqeshur, përcjell botasot.info. “Fitorja kundrejt Wolfsburgut është e papërshkrueshme me fjalë, pasi gjithë problemeve në fund të sezonës.”

Tani Mavraj do fluturojë drejt Shqipërisë për pushime por së shpejti do duhet të luajë edhe për kualifikimet e Rusi 2018.

Mavraj ia ka arritur dy qëllimet me klubet gjermane, tani qëllimi i tretë është të arrijë diçka me Kombëtaren./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat