Shaqiri fillon të filozofojë, Admiri të ndërrojë pelena, ndërsa Hadërgjonaj të marrë erën e kombëtares helvete

Futboll

Shaqiri fillon të filozofojë, Admiri të ndërrojë pelena, ndërsa Hadërgjonaj të marrë erën e kombëtares helvete

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 maj 2017 Në ora: 16:39
Xherdan Shaqiri

Ashtu si çdo përfaqësuese edhe ajo zvicerane ka filluar grumbullimin e saj në Hotel «Beaulac» në kuadër të ndeshjeve të radhës për KB 2018, shkruan “Bota sot”.

Për mediat zvicerane ka spikatur reagimi i Xherdan Shaqirit, duke e quajtur filozof, si shkak i një postimi të tij në Instagram: “Secili artist lije furçën në shpirtin e tij dhe ngjyros karakterin e vetë në pikturën e tij,” thotë filozof Shaqiri, shkruan “Blick”. Shaqiri do vonohet gjatë grumbullimit të përfaqësues helvete.

 Fabian Frei në anën tjetër ka rritur mjekër, ndërsa Admir Mehmedi në 10 maj është bërë baba duke e emërtuar djalin Noar. “Kam ndërruar dyherë pelenat e djalit,” thotë Admiri familjar.

Valentin Stocker nga Hertha Berlins për shkak të lëndimeve nuk është grumbulluar, duke ua liruar rrugën pesë të rinjve mes të cilëve edhe një shqiptari nga Kosova: Gregor Kobel (19), Ulisses Garcia (20), Florent Hadergjonaj (22), Anto Grgic (20) dhe Djibril Sow (20).

Sesi dukeshin gjatë prezentimit, mund ti shikoni fotografitë./Bota sot

Image
Admir Mehmedi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat