Cilët lojtarë mund të largohen nga Interi?

Futboll

Cilët lojtarë mund të largohen nga Interi?

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:12
Perishiç

Nisin spastrimet në radhët e Interit. Drejtuesit e klubit zikaltër po përgatiten për afatin kalimtar veror. I pari që pritet ti japë lamtumirën është futbollisti kroat Ivan Perishiç. Për sulmuesin kroat PSG ka ofruar 55 milionë euro, por në garë për të janë edhe disa skuadra nga Premier League. Pas tij është Jeison Murillo. Në garë për ta pasur në dispozicion shërbimet e mbrojtësit janë Borussia Dortmund, Valencia, Newcastle dhe Monaco. Për të lejuar largimin e kolumbianit, Interi kërkon 12 deri në 15 milionë euro. Monaco ka kërkuar që në përpjekje të përshijë edhe futbollistin Lemar, i cili mund të aktivizohet si mesfushor, por edhe si mbrojtës krahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat