Ajvazi: Emin, u takuam sot në stadium - pas 4 orëve ndërrove jetë!

Futboll

Ajvazi: Emin, u takuam sot në stadium - pas 4 orëve ndërrove jetë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:23
Emin Ajvazi

E ka goditur shumë rëndë vdekja e trajnerit të mirënjohur, Emin Simnica. Emin Ajvazi nuk mund të pajtohet assesi për vdekjen e shokut dhe që kaloi periudhën më të mirë të jetës me Emin Simnicën.  Simnica ka qenë trajner i disa skuadrave në vendin tonë, posaçërisht ka zbuluar e formuar shumë futbollistë në trevën e Llapit.

“Nuk po mundem me besuar që u nda nga jeta shoku im i cili kurrë në jetën e tij nuk diti ta ofendoj apo ta hidhërojë dikë. Nuk po mund me besuar që nuk je në mesin tonë kur sot ne ora 10 u takuam ne stadiumin e Ramiz Sadikut, kur pas 3 orëve mora lajmin se kishe pas problem me shëndetin. Pas 1 ore mora lajmin e kobshëm.

Jeta qenka e padrejtë, 15 vite punova me ty në futboll, kurrë në jetën time nuk të pash të hidhëruar, ke qenë njeri i veçantë, me virtytet ml të mëdha njerëzore. Ju shprehi ngushëllime familjes, të gjithë farefisit të shokut tim Emin Simnicës dhe gjithë futbolldashësve anembanë Kosovës dhe gjithë lojtarëve tanë që janë në shtetet e jashtme”, shkruan mes të tjera Ajvazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat