Zyrtare: Valverde largohet nga Bilbao

Futboll

Zyrtare: Valverde largohet nga Bilbao

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:41
Ernesto Valverde

Përmes një konference për media, Ernesto Valverde ka njoftuar dorëheqjen nga Athetlic Bilbao.

Valverde shihet si pasardhës i Luis Enriques në stolin e Barcelonës dhe largimi i tij nga Bilbao është një sinjal se ai do të marrë drejtimin e katalanasve.

Por vetë trajneri 53-vjeçar nuk ka pranuar se ka marrëveshje me ndonjë klub tjetër.

“Nuk kam marrëveshje me asnjë klub. Nuk kam folur me askënd. Por, përfaqësuesit e mi kanë marrë disa oferta”, ka thënë ai sot në konferencë për media.

I pyetur për interesimin e Barcelonës, ai ka thënë se nuk dëshiron të flasë asgjë ekip në veçanti.

“Nuk flas për ekipet, prandaj nuk mund të konfirmoj asgjë,” ka shtuar ai.

Përderisa Valverde vazhdon të refuzojë se do të jetë trajner i ardhshëm i blaugranave, vetë klubi ka njoftuar që të hënën do të zyrtarizohet trajneri i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat