E çuditshme, tifozët e Beshiktashit i luten Tosiçit: Mos bëj seks derisa...

Futboll

E çuditshme, tifozët e Beshiktashit i luten Tosiçit: Mos bëj seks derisa...

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:47
Me të dashurën e tij

Futbollisti serb i Beshiktashit, Dushko Tosiç, dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Jelena Karleusa, kanë vendosur t’i përgjigjen lutjes së veçantë të tifozëve që të heqin dorë nga seksi derisa të sigurojnë titullin kampion për të dytin vit radhazi. Çifti e mori me sportivitet kërkesën, e cila bëri bujë në Turqi.

“Jelena, ju lutemi mos bëni seks këto javë me Tosiç! Beshiktashi duhet të ruajë vendin e parë. Më pas bëni çfarë të doni bashkë”, ishte mesazhi i rrallë i tifozëve të skuadrës së Stambollit. Fill pas kësaj kërkese, e përditshmja serbe “Kurir” kontaktoi me mbrojtësin 32-vjeçar. “E çfarë mund të them në lidhje me këtë kërkesë (qesh). Në fakt, nuk më pëlqen të komentoj rreth jetës sime private, për më tepër në një moment ndërsa ne jemi duke luftuar për titullin kampion. Por, dua t’i qetësoj tifozët e Beshiktashit që Jelena nuk është me mua. Për momentin, ajo ndodhet në Beograd, pasi nuk ka shumë që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale” zbuloi Tosiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat