Varela nuk luan në finalen e Kupës së Gjermanisë për shkak të tatuazhit

Futboll

Varela nuk luan në finalen e Kupës së Gjermanisë për shkak të tatuazhit

Më: 24 maj 2017 Në ora: 20:03
Guillermo Varela

Futbollistët e Eintracht Frankfurt të shtunën do të luajnë kundër Borussia Dortmund për trofeun e Kupës së Gjermanisë dhe duket se në ekip ka edhe të atillë që nuk ndajnë deri në fund entuziazmin e përbashkët në prag të sfidës së ardhshme.

Në fakt, uruguaiani Guillermo Varela, i huazuar nga Manchester United, nuk ka dëgjuar instruksionet e trajnerit që të mos bëjë tatuazh, gjë e cila i ka kushtuar shtrenjtë pasi që njëra nga tatuazhet i është infektuar.

“Në kundërshtim me instruksionet e trajnerit Niko Kovaç, Varela të hënën ka bërë tatuazh dhe ajo i është infektuar”, thuhet në kumtesën e klubit.

Edhe drejtori i klubit, Fredi Bobiq tha se Varela ka kërcënuar interesat e ekipit dhe tash duhet të mendojë mirë nëse do t’i ofrojnë uruguaianit qëndrimin në Eintracht. Ndryshe, Varela këtë sezon ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje, kryesisht për shkak të lëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat