Matthijs de Ligt futet në histori të finaleve evropiane

Futboll

Matthijs de Ligt futet në histori të finaleve evropiane

Më: 24 maj 2017 Në ora: 20:04
De Ligt

Në formacionin startues të Ajaxit në finale të Ligës së Evropës ndaj Manchester Unitedit është edhe Matthijs de Ligt.

Me këtë rast De Ligt është futur në histori të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ai është bërë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në finale të dy garave më të rëndësishme për klube në Evropë.

Mbrojtësi holandez është i vjetër vetëm 17 vite e 285 ditë.

Ndërsa vlen të theksohet se De Ligt është lindur vetëm 78 ditë pasi Man Utd fituan tripletën në vitin 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat