Masa ekstreme në finalen Juventus-Real, tifozëve do t’u skanohet fytyra

Futboll

Masa ekstreme në finalen Juventus-Real, tifozëve do t’u skanohet fytyra

Më: 24 maj 2017 Në ora: 23:35
Ilustrim

Masa ekstreme sigurie pritet të merren në finalen e Ligës së Kampioneve Juventus-Real Madrid, supersfidë që do të mbahet më 3 qershor në stadiumin e Cardiff-it.

Mësohet se fytyrat e tifozëve të shumtë të “Zonjës së Vjetër” dhe të “Los Blancos” do të skanohen dhe procesohen nga policia. Masat vijnë ndërkohë që Britania e Madhe dhe Evropa mbarë, janë tronditur nga sulmi terrorist në Mançester, ku 22 persona humbën jetën.

Imazhet e tifozëve në vendet publike dhe stadium, do të krahasohen nga policia britanike me një bazë të dhënash prej 500 mijë personash. Pritet që kamerat e fshehura të skanojnë të paktën 170 mijë tifozë, shumë prej të cilëve do të jenë të pranishëm në shkallët e “Millenium Stadium”.

Fytyrat do të krahasohen në kohë reale me listat e zeza të të gjitha njësive të inteligjencës evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat