Trajneri i Ajaxit me deklaratë shokuese

Futboll

Trajneri i Ajaxit me deklaratë shokuese

Më: 25 maj 2017 Në ora: 00:10
Peter Bosz

Trajneri i Ajaxit, Peter Bosz ka thënë se ndeshja ndaj Manchester Unitedit ishte e mërzitshme

Manchester United fitoi 2:0 ndaj Ajaxit për të fituar titullin e Europa Leagues, por kjo ndeshje nuk e ka emocionuar trajnerin e skuadrës holandeze, Peter Bosz.

Ai tha se kjo ndeshje ishte e mërzitshme, pasi kishte shumë pak raste.

“Mendoj se ishte ndeshje e mërzitshme, pak raste nga të dy skuadrat. Por, ne e urojmë Manchester Unitedin”, tha Bosz pas ndeshjes.

Ai po ashtu tha se nëse ruajnë këtë grup të lojtarëve, Ajax vitin e ardhshëm do të ketë një skuadër edhe më të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat