Pogba e do rival Juventusin në finalen e Superkupës së Europës

Futboll

Pogba e do rival Juventusin në finalen e Superkupës së Europës

Më: 25 maj 2017 Në ora: 13:37
Pogba

Një fitore e Juventusit kundër Real Madridit në Cardiff, më 3 qershor, do t’i shihte gjigandët italianë duke u përballur me Manchester United në Superkupën e Europës. Dhe kjo dëshirë është e Paul Pogba, futbollist i Manchester Utd, e mirëpret këtë përplasje të mundshme. “Nëse Juventusi fiton Champions League unë do të jem shumë, shumë i lumtur, – tha ai për “Sky Italia”. – Atëherë do të luaja kundër ish-skuadrës sime në finalen e Superkupës së Europës.

Për momentin u uroj fat të mirë ish-shokëve të mi”. Pogba ishte i kënaqur me suksesin, duke thënë: “Ne luajtëm për të fituar. Kemi dashur ta bëjmë këtë gjë që nga fillimi i garës. Ne shënuam dy gola, fituam dhe jemi shumë krenarë tani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat