Etika thotë fjalën e fundit për Skënderbeun!

Futboll

Etika thotë fjalën e fundit për Skënderbeun!

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:24
Lojtarët e Skënderbeut

Etika merr në vlerësim Skënderbeun. Supersport ka arritur të mësojë se Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka programuar një mbledhje javën e ardhshme. Një ndër temat e rendit të ditës e kuptueshmërisht edhe më e rëndësishmja do të jetë edhe marrja në shqyrtim e dosjes “Skënderbeu”.  Bëhet fjalë për cështjen e dënimit që ju dha verën e kaluar klubit korcar nga Uefa, me organizmin kontinental që e përjashtoi Skënderbeun për një vit nga Kompeticionet Europiane për trukim ndeshjesh. Komisioni i Etikës ka marrë në dispozicion prej kohësh edhe vendimin e zbardhur të KAS, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë si instanca më e lartë e drejtësisë sportive e cila la në fuqi dënimin e Uefa-s, dhe tanimë pasi janë kryer gjithë procedurat disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë në shqyrtim cështjen. Me Uefa-n që ka dhënë verën e kaluar dënimin e saj duke e fituar cështjen edhe në Kas,  tani i takon drejtësisë sportive në vend, pikërisht  Komisioni  të Etikës që të thotë fjalën e tij ndërsa sipas të gjitha gjasave pritet të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me Skënderbeun”  javën e ardhshme. Në këtë mënyrë do të jetë pikërisht vendimi i Komisionit të Etikës i cili do të vulosë përfundimisht çështjen Skënderbeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat