FIFA, Infantino uron Kukësin për titullin

Futboll

FIFA, Infantino uron Kukësin për titullin

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:26
Lojtarët e Kukësit

FIFA uron skuadrën kampione të Shqipërisë, Kukësin. Nëpërmjet një letre dërguar në FSHF, numri 1 i institucionit kryesor të futbollit botëror urn skuadrën verilindore për titullin e parë kampion në historinë e skuadrës. “Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët e skuadrës kampione, trajnerit të skuadrës, dhe stafit të administratës në klub, stafit teknik dhe mjekësor, si dhe tifozëve të kësaj skuadre. Unë do të përcillja njëherësh edhe falenderimet e mia për ju dhe FSHF-në, si dhe për klubin e Kukësit për kontributin e vazhdueshëm në mesazhet që jep futbolli”, theksohet në letër.

Një mesazh i qartë nga ana e FIFA-s për vëmendjen që po tregon ndaj futbollit shqiptar dhe zhvillimeve në Kategorinë Superiore. Letra është derguar në selinë e FSHF-së në datën 24 Maj, vetëm pak ditë pas suksesit të skuadrës verilindore në sfidën e parafundit të sezonit kundër Skënderbeut ku arriti të sigurnte matematikisht titulin e parë kampion që e kualifikon edhe në fazën e parë të Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat