Kollari: Ka qenë lojë e fortë me Irlandën

Futboll

Kollari: Ka qenë lojë e fortë me Irlandën

Më: 25 maj 2017 Në ora: 17:16
Pamje nga ndeshja

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës U-17 kanë luajtur mirë e më mirë. Madje në ndeshjen e djeshme kundër Irlandës Veriore djemtë e Kosovës triumfuan me rezultat 4:0. Besnik Kollari, përzgjedhës i Kosovës, është i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij. “Ishte një lojë e fortë dhe gjithsesi përveç se jam i kënaqur me rezultat dhe fitore bindëse jam i kënaqur dhe me paraqitjen e futbollistëve, të cilët në këtë ndeshje bashkëvepruan me maturi dhe për mrekulli. Ruajtën brenda vetes qetësinë si dhe kurorëzuan rastet edhe pse kishim shumë raste shënimi. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen në turne, por duhet të themi sa na mbetet shumë për të punuar në të ardhmen. Ne do të analizojmë të gjitha ndeshjet dhe të nxjerrim konkluzionet pas kësaj”, tha Kollari.

Irlanda Veriore – Kosova  0:4  (0:1)

Stadiumi “United park”, Westport.

Shikues:  disa  qindra.

Gjyqtarë: J. Mulroe, K. Cox, A.. Sweeney e M. Moran.

Shënues:  Rrahmani (27’),  Osmani (52’), M. Hyseni (54’ – nga penalltia) e E. Hyseini (57’).

Irlanda Veriore: Pengelly,  Bell, Corrigan, Farelly, Ferris, Galbfraith, Bermingham, Brown (McClelland), McGivern (Smith), Storey (Willis) e Ouldhamet (Anderson).

Kosova: Ahmetaj, Salihu, Musa, Osmani (Morina) Gashi (Aliu), E. Hyseini, Rahmani (F. Hysenaj), Olluri, M. Hyseni (Prapashtica), Demolli e Tolaj (Shabani).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat