Xhaka e Baseli fitojnë Kupën e Zvicrës  

Futboll

Xhaka e Baseli fitojnë Kupën e Zvicrës  

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:09
Lojtarët e Baselit i gëzohen Kupës

Futbollisti Taulant Xhaka i gëzohet edhe një suksesit të madh në Zvicër. Ai me ekipin e tij pas titullit të kampionit e fitojnë Kupën e Zvicrës, një sukses i jashtëzakonshëm. 

Në finalen që u zhvillua në Gjenevë, Baseli u  dëshmua shumë më i mirë se skuadra e Sionit, duke e mposhtur me rezultat 3:0. Xhaka u paraqit standard, dha maksimumin në këtë triumf të madh. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të. Delgado (47’), Traore (62’) e Lang (89’) shënuan për fitoren e madhe të Baselit. Sioni u mundua me të gjitha forcat që kishte, por dot që t’i rezistoi rivalit sidomos në 45 minutat e dytë u “shembën” me tre gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat