Përleshen mes vete lojtarët e Romës

Futboll

Përleshen mes vete lojtarët e Romës

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:31
Roma

Stërvitja e sotme e Romës ka kaluar mes tensioneve ndërmjet lojtarëve.

Kostas Manolas e Diego Perotti kanë pasur një grindje të ashpër, aq sa për pak nuk kanë përfunduar në përleshje fizike.

Nuk dihet saktë arsyeja që ka çuar deri tek kjo mosmarrëveshje, por këta dy futbollistë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete as në të kaluarën. Perotti njihet si një lojtar problematik ashtu si edhe futbollisti grek që shumë herë ka treguar se është gjaknxehtë.

Trajneri Luciano Spalleti i ka dërguar të dy futbollistët në dush përpara mbylljes së stërvitjes, ndërsa tashmë pritet vendimi i klubit, teksa të dy rrezikojnë që të mbeten jashtë për sfidën e fundit në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat