Suarez nuk luan në finalen e Kupës së Mbretit

Futboll

Suarez nuk luan në finalen e Kupës së Mbretit

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:09
Luis Suarez

Barcelona ka mbetur pa sulmuesin uruguaian në prag të ndeshjes finale.

Lajm i keq për Barcelonën. Luis Suarez do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Deportivo Alaves.

Për shkak të një lëndimi në gju numri 9 i katalanasve është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për 15 ditë. Suarez është një humbje e madhe për Barcelonën pasi në 35 ndeshje në La Liga ka shënuar 29 gola.

Kujtojmë që finalja do të zhvillohet ditën e shtunë më 27 maj në Vicente Calderon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat