Owen zemëron tifozët e Liverpool, nis peticioni për largimin e tij

Futboll

Owen zemëron tifozët e Liverpool, nis peticioni për largimin e tij

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:13
Liverpool

Tifozët e Liverpool kanë nisur peticionin për largimin e Michael Owen nga klubi.

Në pjesën e parë të takimit të finales së Evropa Ligës ndërmjet Manchester United dhe Ajax, Owen kishte dhënë një deklaratë, e cila i hidhëroi pa masë tifozët e të kuqve.

“Na duhet edhe një gol”, kishte thënë Owen, ndërsa tifozët e Liverpool i kishte zemëruar fjala “na”.

Ndryshe, deri më tash peticioni ka marrë mbi 12.000 nënshkrime dhe ky numër pritet të rritet akoma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat