Vinicius: Paratë nuk ishin arsyeja e transferimit te Reali

Futboll

Vinicius: Paratë nuk ishin arsyeja e transferimit te Reali

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:44
Vinicius Junior

Vinicius Junior ka hedhur poshtë pretendimet se transferimi i tij në Real Madrid ishte i motivuar nga paratë dhe këmbëngul që fokusi i tij i vetëm është në klubin aktual Flamengo.

Nënshkrimi i 16-vjeçarit nga Real Madrid u njoftua të martën për një pagesë të raportuar prej 45 milionë eurove, por ai nuk do të largohet nga klubi brazilian deri në verën e vitit 2019.

U përfol shumë se adoleshenti brazilian u motivua nga paratë, por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga Vinicius, i cili i ka sqaruar të gjitha.

“Agjenti im, prindërit e mi dhe Flamengo klasifikuan gjithçka në emër tim”, ka thënë fillimisht Vinicius për Fox Sports Brasil pas një fitoreje në Kupë ndaj Atletico Goianiense.

“Nuk jam duke menduar për paratë, jam i përqendruar të luaj dhe të jap gëzim tifozëve këtu”.

“Unë jam shumë i lumtur me negociatat dhe lëvizjen, por koka ime nuk është në Madrid, nuk po mendoj për këtë. Jam fokusuar vetëm në Flamengo”.

“Tani duhet ta marr atë hap pas hapi dhe të fitoj tituj me këtë klub, vetëm pas kësaj, do ta kthej vëmendjen time te Real Madrid”, përfundoi talenti brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat