Monaco e fut Nanin në listën e dëshirave

Futboll

Monaco e fut Nanin në listën e dëshirave

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:46
Luis Nani

Kampionët e sapo-kurorëzuar francez, Monaco janë të prirur për një transferim veror për anësorin portugez të Valencias, Luis Nani.

Sipas mediumit me bazë në Valencia, Super-Deporte, reprezentuesi portugez është në listën e dëshirave të Monacos, me trajner bashkëkombësin e tij Leonardo Jardim.

30-vjeçari raportohet se është i hapur për një largim nga Mestalla pas vetëm një viti dhe Monaco thuhet se është në kërkim të një zëvendësuesi të anësori maroken, Nabil Dirar, që pritet të largohet në këtë afat.

Nani u bashkua me skuadrën “Los Che” në vitin 2016 për një pagesë prej 8.5 milionë euro nga Fenerbahce dhe bëri 25 paraqitje në La Liga, duke shënuar pesë gola, në një sezon zhgënjyes për Valencian.

Më parë këtë muaj, ish-futbollisti i Manchester Unitedt dhe Sporting CP pranoi se ai donte të qëndronte në Mestalla përtej kësaj vere, por si duket nuk do të ndodh kështu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat