Silva në United? Ja çfarë thotë Mourinho

Futboll

Silva në United? Ja çfarë thotë Mourinho

Më: 26 maj 2017 Në ora: 01:04
Bernardo Silva

Mourinho e mirëpret Silvan te Unitedi, megjithëse nuk beson se portugezi do të transferohet në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.

Pas një sezoni fantastik, 22 vjeçari i Monacos, Bernardo Silva, është bërë cak i shumë klubeve evropiane.

Real Madridi, Manchester City e Manchester United, janë disa prej klubeve të shumta që raportohet se duan shërbimet e ish anëtarit të Benficas.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, pas finales së Europa League, ku e mposhtën Ajaxin 2:0, foli edhe për portugezin, që raportohet tash e një kohë të gjatë se kërkohet nga “Djajtë e Kuq”..

Mou nuk mendon se Silva do të jetë pjesë e Unitedit sezonin e ardhshëm, megjithëse i mirëpret, siç ka thënë ai “lojtarët e mirë”.

“A do të jetë me ne Bernardo Silva sezonin e ardhshëm? Nuk mendoj kështu, sinqerisht. Por kurrë nuk i dihet, lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëpritur në United”, u shpreh Mourinho.

Bernardo Silva ka qenë shumë i rëndësishme për Monacon në sezonin e paharrueshme për klubin francez, që arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe fituan titullin në Francë.

Ai ka bërë 56 paraqitje për Monacon në gjitha garat, duke realizuar 11 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat