Kroos i mbetet besnik Realit

Futboll

Kroos i mbetet besnik Realit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 01:20
Toni Kross

Toni Kroos ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të kthehet në Bundesliga, tek Bayern Munich.

Mesfushori gjerman ka deklaruar se i ka mbyllur llogaritë në ligën kryesore të futbollit gjerman dhe se synon të qëndrojë sa më gjatë tek Real Madrid.

“Nuk e imagjinoj të kthehem te Bayerni. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Nuk ka asnjë mundësi që unë të luajë përsëri në Bundesligë. Ai është një kapitull i mbyllur për mua”.

“Kontrata me Realin më skadon në vitin 2022. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme, por qëllimi im është që të qëndrojë sa më gjatë te Reali”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat