Cillessen kërcënon Barçën

Futboll

Cillessen kërcënon Barçën

Më: 26 maj 2017 Në ora: 06:19
Jasper Cillessen

Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen, do t’i konsiderojë ofertat gjatë afatit kalimtar të janarit në vitin 2018, nëse deri atëherë do të vazhdojë të jetë vetëm portier i dytë.

Cillessen ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga dhe një në Champions League, duke qenë vetëm zgjedhja e dytë, pas gjermanit Marc-Andre ter Stegen.

“Nuk e kam ndërmend të dëgjojë oferta tani për tani, ndihem mirë këtu”, tha fillimisht ai për Sport.

“Nëse edhe zezonin e ardhshëm nuk do të kem më shumë minuta, do t’i dëgjoj ofertat në afatin kalimtar dimërorë, por momentalisht nuk po mendoj për asgjë”, shtoi ai.

“Natyrisht se nuk do të jem i lumtur nëse nuk do të luaj. Kur erdha këtu, e kam ditur që fillimisht më duhet të adaptohem në shumë gjëra”, shtoi 28 vjeçari.

“Sezonin e ardhshëm, pas asnjë dyshim, do të luftoj që të jem titullarë në Barcelonë. Natyrisht, jam i aftë, se ndryshe Barcelona nuk do të më kishte transferuar”, u shpreh më tej holandezi.

“Ata më transferuan sepse mendojnë se kam potencialin e duhur që të luaj, e jo të qëndroj në stol”, përfundoi Cillessen, duke i dhënë kështu ultimatum Barcelonës, se do të largohet në janar të vitit 2018 nëse nuk luan më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat