Prandelli merr drejtimin e Al Nasr

Futboll

Prandelli merr drejtimin e Al Nasr

Më: 26 maj 2017 Në ora: 06:24
Cesare Prandelli

Tekniku italian do të zëvendësojë Dan Petrescu, që pas humbjes të së premtes i dha fund angazhimit të tij në këtë post.

Al Nasr ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Cesare Prandelli, që ai të marrë drejtimin e skuadrës.

Prandelli, që drejtoi Italinë drejt finales së Euro 2012, do të prezantohet të hënën në Dubai.

Ai do të zëvendësojë Dan Petrescu, që për shtatë muaj drejtoi skuadrën, ndërsa fund punës me të i dha pas humbjes të së premtes ndaj Al Wahda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat