City largon edhe një mbrojtës

Futboll

City largon edhe një mbrojtës

Më: 26 maj 2017 Në ora: 06:38
Bacary Sagna dhe Cahill

Pas largimit të portierit Willy Caballero, Jesus Navas dhe Gael Clichy, Manchester City ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin edhe me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bacary Sagna.

Njoftimi për këtë vendim të Qytetarëve është bërë në faqen zyrtare të klubit.

Sagna, që City iu bashkua në korrik të vitit 2014 nga Arsenal, ka deklaruar se ka qenë privilegj të veshë fanellën e skuadrës nga Etihad Stadium.

“Ka qenë privilegj të luaj për këtë klub”, është shprehur Sagna.

“Kam shijuar çdo moment të karrierës time te City, dëshirojë të falënderojë stafin, lojtarët dhe tifozët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat