Taulant Xhaka flet pas fitores së Kupës: Ndjenjë e papërshkrueshme!

Futboll

Taulant Xhaka flet pas fitores së Kupës: Ndjenjë e papërshkrueshme!

Më: 26 maj 2017 Në ora: 08:25
Taulant Xhaka duke festuar me bashkelojtaret

Jo vetëm në Shqipëri, por më shumë edhe në Zvicër. Futbollisti shqiptar Taulant Xhaka ka fituar edhe një trofe në ligën zvicerane pas titullit të kampionit. Skuadra e reprezentuesit shqiptar Baseli ka fituar Kupën e Zvicrës duke e mposhtur Sionin me rezultat 3-0. Pas këtij takimi, Xhaka ka shprehur gëzimin duke falënderuar për mbështetjen tifozët.

“Dëshiroj nga zemra të përshëndes të gjithë tifozat e mi për mbështetjen e dhënë! Është një ndjenjë e papërshkrueshme të mbash në dorë kupën e Zvicrës nga viti 2012 e deri tani. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar në Facebook, Xhaka.

Ndryshe, këtë arritje të Taulantit e ka përshëndetur dhe uruar edhe vëllai tij, i cili dikur ishte lojtar i Baselit, aktualisht lojtar i Arsenalit, Granit Xhaka.

Image
Postimi i Xhakes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat