FFK-ja mijëra euro për Hajvalinë kampione

Futboll

FFK-ja mijëra euro për Hajvalinë kampione

Më: 26 maj 2017 Në ora: 11:08
Hajvalisë i dorëzohet Kupa e titullit

Kryetarja e Komisionit për futbollin  e femrave dhe njëherësh anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Vjollcë Krasniqi, sot ia ka dorëzuar trofeun e titullit të kampionit skuadrës së Hajvalisë, pas ndeshjes së javës së 21-të kundër Intelektualeve.

Vashat e Hajvalisë e siguruan titullin para disa javësh dhe deri te ky sukses arritën me plotë meritë. Hajvalia për këtë sukses nga FFK-ja do të shpërblehet me 5 mijë euro, si dhe do të marrë pjesë për herë të dytë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat