E krahason Juven me Milanin e Berlusconit

Futboll

E krahason Juven me Milanin e Berlusconit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 11:38
Giuseppe Marotta me kolegun e tij

Tetë ditë nga finalja e Champions League në Cardiff. Real Madrid - Juventus. Pika e mbërritjes, moment për hakmarrjen e Berlinit, një mundësi që nuk duhet humbur. Juventusi në njërën anë, Real Madridi në anën tjetër.

Një sfidë, me të cilën jeton çdo moment edhe Giuseppe Marotta, drejtori i bardhezinjve. Ky i fundit, i pyetur nëse mund ta krahasojë ciklin që po përjeton Juventusi me një tjetër në të kaluarën, tha: “Po, me atë të Milanit të madh. Ndoshta me periudhën e parë të Berlusconit, që filloi me trajnerin Sacchi dhe vazhdoi më pas me Capello”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat