Ëndërron të bëhet si Valon Behrami

Futboll

Ëndërron të bëhet si Valon Behrami

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:09
Florent Hadergjonaj

Mbrojtësi me origjinë kosovare Florent Hadergjonaj, i cili aktivizohet te skuadra gjermane e Ingolshtadit, është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e Zvicrës. Trajneri Vladimir Petkoviç i ka dhënë shansin 5 futbollistëve të rinj të cilët do i testojë në miqësoren ndaj Bjellorusisë.

Gazeta zvicerane “Blick” mori prononcimet e para të futbollistëve të rinj duke i pyetur se cilin futbollist të kombëtares kanë pasur të preferuar në vitet e kaluara teksa i ndiqnin takimet si tifozë apo ishin pjesë e përfaqësueseve të moshave

“Është një ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e kombëtares për herë të parë. Më herët kam pëlqyer shumë Valon Behramin. Sidomos pas golit të tij mjaft të rëndësishëm në 2005-n ndaj Turqisë në kualifikueset e Kupës së Botës”, u shpreh Hadergjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat