Barcelona beson se do ta fitojë Kupën, Alaves përgatitë sensacionin

Futboll

Barcelona beson se do ta fitojë Kupën, Alaves përgatitë sensacionin

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:31
Luis Enrique

Finalja e Kupës së Mbretit në futboll, ndërmjet Barcelonës dhe Alaves, e cila luhet nesër në orën 21.30, pa dyshim se favoritë llogaritet ekipi katalunas. I madh dhe i vogël e presin këtë sfidë, kurse Barcelona beson se do ta fitojë Kupën e Mbretit, e cila do të ishte ngushëllimi për ta. Alaves pretendon se mund të bëj befasi dhe që do të ishte sensacion. “Pa asnjë dyshim, kjo është një nga lojërat më të mira që mund të luhet, nisur nga mjedisi dhe nga fakti se stadiumi do të jetë i ndarë baras mes dy tifozërive. Kjo është një finale e veçantë për mua, sepse më jep mundësinë e mbylljes së ciklin tim me një titull.

Natyrisht, jemi shumë të përqendruar për ta shfrytëzuar këtë mundësi për trofe. Nëse luajmë në më të mirën e mundshme, do të kemi më shumë gjasa për të fituar. Po të analizojmë trajektoren tonë në “Copa del Rey”, shohim se ka qenë shumë e vështirë për të arritur në këtë finale, ndaj duhet të kapim momentin për ta fituar titullin. Duam të gëzojmë në një atmosferë të madhe, të mbështetur nga tifozët tanë. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar. Alaves, kundërshtari, ka një ekip të aftë, që ka bërë një sezon të një niveli të lartë. Një grup intensiv, që aplikon lojën e gjatë me Deyverson. Preson mirë dhe spikat në tranzicionin e lojës me Edgar, Ibai, Kiko dhe Theo. Ata mund ta ndryshojnë sistemin në një finale, çka është një rrethanë për t’u marrë në konsideratë. E ardhmja ime pas Barcelonës? Nuk e di, nuk kam planifikuar asgjë. Fillimisht po mendoj si të shijoj kohën e lirë”, ka thënë Luis Enrique, trajneri Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat