Martini sulmon Bakajn: U kënaq me lek dhe iku

Futboll

Martini sulmon Bakajn: U kënaq me lek dhe iku

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:11
Edi Martini

Ish-futbollisti, Edi Martini, ishte dyshues që kur Bakaj firmosi për Vllazninë. Ish-futbollisti dhe trajneri shkodran asokohe pati thënë se Bakaj as katër ndeshje nuk do të luante me shkodranët. Menjëherë pas kësaj vërshuan kritikat për ish-sulmuesin duke e kritikuar se po e paragjykonte lojtarin.

Por dje, ai ka qenë i ashpër ndaj Bakajt dhe, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Martini është shprehur: “Shumë njerëz më kritikuan për Bakajn kur erdhi te Vllaznia. Po tashmë shokë e miq më jepni të drejtë për çka kam thënë. Erdhi, bëri stërvitje, mori lekë e u kënaq dhe tash më bën burrin e mirë. A thua e kishte bërë këtë punë ky nëse do kishte qenë gjallë Myftari (Çela), apo të ishte Valteri?”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat