Vllaznia në barazh do të dëshironte të takohet me Ferizajn

Futboll

Vllaznia në barazh do të dëshironte të takohet me Ferizajn

Nga: Aziz Zuka Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:46
Mensur Livoreka, futbollist i Vllaznisë së Pozharanit

Vllaznia e Pozharanit me plotë meritë arriti të sigurojë pozitën e tretë në Ligën e Parë që i mundëson ndeshjen e barazhit për inkuadrimn ë Vala Superligë. Pas ndeshjeve të fundjavës do të mësohet kundërshtari i ekipit nga Pozharani, por për sulmuesin e kësaj skuadre, Mensur Livoreka, ekipi i preferuar i tyre do të ishte Ferizaj.

”Dëshira ime është ta kemi kundërshtar në barazh skaudrën e Ferizaj për shumëa rsye.E para ka të bëjë me faktin se nuk dua të ndeshemi me Dritën, sepse në ekipin tonë kemi disa utbollistë që kanë qenë pjesë e Dritës. Ka edhe arsye tjera, derisa më specifikja është sepse te Drita luan djali i axhës, Përparimi dhe nuk do të doja të takohesha me të”, tha Livoreka  per gazeten “Bota sot”.

Gjithsesi, kushdo që iu bie, Livoreka është optimist se do të mposhtin. ”Gjasat janë të mëdha që ne të jemi në Superligë, pasi jemi përgatitur maksimalisht. Kemi një grup shumë të mirë të futbollistëve dhe rezultatet e deritanishme në Ligën e Parë nuk janë të rastësishme”, përfundoi Livoreka, njëri nga më të dalluarit te Vllaznia. Datat e ndeshjeve të barazhit nuk janë caktuar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat