Valverde i do këta lojtarë te Barcelona

Futboll

Valverde i do këta lojtarë te Barcelona

Më: 26 maj 2017 Në ora: 18:19
Valverde

Ernesto Valverde pritet të emërohet trajner i Barcelonës në ditët në vazhdim.

Barcelona do të ketë një verë të nxehtë, ku priten ndryshime të mëdha në skuadër.

Dështimi në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, ka bërë që drejtuesit të mendojnë për largime dhe blerje të reja në skuadër.

Sipas medieve spanjolle, Ernesto Valverde, që pritet të emërohet trajner i katalanasve, u ka kërkuar atyre tre futbollistë.

Përforcimi i parë pritet të jetë Hector Bellerin i Arsenalit. Katalanasit janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për të transferuar Bellerin në Camp Nou.

Lojtari i dytë që kërkohet nga Valverde, është Ander Herrera i Manchester United. Mesfushori ka kaluar një sezon të mrekullueshëm në Old Trafford këtë sezon, duke fituar Ligën e Evropës të mërkurën.

I fundit është Philippe Coutinho. Braziliani i Liverpoolit ka kohë që përcillet nga Barcelona dhe deklarata e tij se do t’i pëlqente të luante përkrah bashkëkombësit Neymar, kanë bërë që Barça të shtojë interesimin për ish-lojtarin e Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat