Muhaxhiri: Elitës iu ka shtuar një skuadër që i ka munguar

Futboll

Muhaxhiri: Elitës iu ka shtuar një skuadër që i ka munguar

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2017 Në ora: 19:08
Portieri Altik Muhaxhiri gjatë një ndeshje

Dy skuadra e mirënjohura,  Vëllaznimi nga Gjakova dhe Flamurtari i Prishtinës, janë rikthyer në elitën e futbollit. Me 27 maj bie perdja e edicionit në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa Vëllaznimi dhe Flamurtari janë në dy vendet e para, me nga 65 pikë, të cilat do ta kremtojnë rikthimin në elitë. Njohësit e futbollit vlerësojnë se me Vëllaznimin dhe Flamurtarin do të pasurohet Superliga, dy skuadra me renome dhe të dyja janë me fanella kuqezi.

Si njëra palë po ashtu edhe tjetra, tani kanë planet e tyre për edicionin e ardhshëm. Portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, është i lumtur që skuadra e tij është lider dhe që arritën edhe qëllimin që e kishin në fillim të kampionatit. Ai deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se elita ishte më e varfër pa Vëllaznimin dhe sidomos pa tifozët e zjarrtë ‘Kuqezinjtë e Jakovës”. “Mendoj se Superligës iu ka shtuar edhe një skuadër të cilës i ka munguar që 2 vjet, kur dihet se Vëllaznimi ka histori në vete dhe shpresoj t’i sjellë emocione elitës, sepse dihet çfarë tifozerie ka ekipi ynë”, ka thënë Muhaxhiri. Portieri gjakovar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat