Allegri i qëndron besnik Juventusit

Futboll

Allegri i qëndron besnik Juventusit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 20:29
Massimiliano Allegri

Trajneri italian ka konfirmuar se nuk largohet nga kampionët e Serie A.

Massimiliano Allegri ka qenë një ndër më meritorët që dominimi i Juventusit po vazhdon në kampionatin italian.

Madje nën drejtimin e Allegrit, Juve i ka arritur edhe dy finale të Ligës së Kampionëve. Më 3 qershor ai do të mundohet që ta fitojë tripletën me ‘Zonjën e Vjetër’ në finalen ndaj Real Madridit.

Në një intervistë për mediat në Itali, Allegri ka folur për sezonin e Juves, ku ka konfirmuar që nuk e ka ndërmend të largohet nga Torino.

“Ende nuk kam folur me drejtuesit e klubit, por ata më kanë dhënë besimin për të vazhduar dhe unë jam i lumtur këtu”, ka theksuar Allegri.

“Do të ulemi të bisedojmë, por jo këtë javë pasi jemi të koncentruar vetëm te finalja e Kardifit”.

“Kam kontratë me Juven deri më 2018 dhe njëherë jam i qetë. Të shohim se çka do të ndodhë pas finales”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat