Liverpool thyen rekordin e klubit: Për dy lojtarë ofron 100 milionë funta

Futboll

Liverpool thyen rekordin e klubit: Për dy lojtarë ofron 100 milionë funta

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:24
Kloop

Liverpool në verë dëshiron të krijojë një ekip, i cili do të synojë kthimin në Ligën e Kampionëve.

Skuadra për cak kryesor ka lojtarin e Leipzig Naby Keita. Gjermanët kërkojnë 50 milionë funta (57 milionë euro), gjë e cila nënkupton se “Reds” me sjelljen e tij do të thyenin rekordin e klubit kur është në pyetje marrja e ndonjë futbollisti.

Rekorderi i tanishëm është Andy Carroll për të cilin Newstacle i janë paguar 35 milionë funta në vitin 2011.

Por, Keita mund të mos jetë lojtari i vetëm për të cilin Liverpool kësaj vere do të paguajë 50 milionë funta. Cak tjetër i “Reds” është edhe mbrojtësi i Southampton, Virgil van Dijk me të cilin kanë qenë në negociata, transmeton KosovaPress.

Qëllimi kryesor i trajnerit Jurgen Klopp është të gjejë një mbrojtës të majtë, pasi këtë pozitë këtë sezon e kishte mbuluar James Milner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat