Isco zgjedh formacionin e ëndrrave

Futboll

Isco zgjedh formacionin e ëndrrave

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:45
Isco

Lojtari më në formë i Real Madridi në këtë fund sezon, Isco Alarcon, ka improvizuar formacionin e tij më të mirë në futboll.

Në njëmbëdhjetë lojtarët e përzgjedhur nga Isco, ka lojtarë që janë aktiv në futboll, të pensionuar dhe nga ata që tashmë nuk jetojnë me ne.

Isco, në formacionin e tij, ka futur edhe dy legjenda të Barcelonës, Johan CruyFf dhe Andres Iniesta.

Po ashtu reprezentuesi spanjoll, nuk ka lënë jashtë as trajnerin e tij, Zinedine Zidane, dhe dy Ronaldot më të mëdhenj në histori të futbollit.

Por jashtë këtij formacioni ka mbetur Lionel Messi.

Formacioni i Iscos: Iker Casillas; Carvajal, Ramos, Pepe, Marcelo; Zidane, Cazorla, Iniesta; Cristiano Ronaldo, Ronaldo dhe Cruyff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat