Zyrtare: Zabaleta i bashkohet West Hamit

Futboll

Zyrtare: Zabaleta i bashkohet West Hamit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:38
Pablo Zabaleta

Mbrojtësi argjentinas është bërë me skuadër të re.

Vetëm 24 orë pasi u largua nga Manchester City, Pablo Zabaleta ka gjetur skuadrën e tij të re.

Argjentinasi ka nënshkruar me West Hamin një kontratë dy-vjeçare, duke u bërë transferimi i parë i ekipit nga Londra.

Zabaleta ka qenë pjesë e Cityt për nëntë vite, por trajneri Pep Guardiola ia kishte bërë me dije më herët që nuk bën pjesë më në planet e tij.

32-vjeçari ka shprehur gëzimin që ka mbetur edhe më tutje në Premier Ligë me një skuadër si West Hami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat