Kamza, kampione e Kategorisë së Parë

Futboll

Kamza, kampione e Kategorisë së Parë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 00:55
ilustrim

Kamza fitoi titullin kampion në Kategorinë e Parë pasi mundi 4-3 pas goditjeve të penalltive Lushnjen duke njgrit lart trofeun pas 120 minutave shumë të luftuara.

Në fakt 120 minutat e sfidës në “Elbasan Arena” dhuruan jo pak emocione dhe raste për gol pavarësisht se të dyja ekipet nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës, si në rastin e Xhafës për Lushnjen në të 37-tën, apo Rezin në të 40-tën që gaboi përballë Spahos. Portierët duket se ishin të destinuar për të qenë protagonistët  e sfidës sepse në të 47-tën, Gjonikaj u tregua i jashtëzakonshën në pritjen e Cankës, ndërsa në të 60-tën Spaho u kundërpërgjigj me një pritje ndaj Nimanit. Gjonikaj shfaqi aftësitë e tij dhe në minutën e 109 kur ndali dhe Cankën, përpara se nga pika e bardhë e penalltisë të tregonte cilësitë e tij duke mos lejuar Celën të shënonte që në penalltinë e parë. Gabimi më pas i Byzhytit në penalltinë e katërt i dha Kolecit mundësinë e fitores së Kamzës, por Koleci u tregua i pasaktë. Gjithsesi gjithcka u vendos te penallti e fundit e shënuar nga Mehmeti, që i dha Kupën e Kampiones së Kategorisë Kamzës, që ju dorëzua ekipit të Ramadan Ndreut nga presidenti i FSHF-Armand Duka.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat