Vllaznia-Tirana do të gjykohet nga një gjyqtar i huaj

Futboll

Vllaznia-Tirana do të gjykohet nga një gjyqtar i huaj

Më: 27 maj 2017 Në ora: 02:23
ilustrim

Vllaznia-Tirana do të gjykohet nga një gjyqtar i huaj. Ky është vendimi i marrë në orët e vona të kësaj të premteje sa i përket ndeshjes më të rëndësishme të javës së 38-të të Superiores, që do të vendosë ndoshta fatin në Superiore, të dy prej ekipeve më të vjetra në vend. Për të patur një gjykim sa më korrekt dhe të pakontestueshëm, FSHF ka vendosur që të jetë një gjyqtar italian ai që do të vendosë drejtësi në përballjen e “Loro Boricit”.

Ky vendim është marrë nga vetë Federata Shqiptare e futbollit që ka menduar të sjellë një kryesorë të huaj për këtë ndeshje. Emri i gjyqtarit kryesorit dhe asistentëve të tij nuk bëhen për momentin të ditur dhe pritet të zbulohen vetëm pak para fillimit të ndeshjes, por gjithsesi bëhet fjalë për një gjyqtar që gjykon rregullisht në Serinë A dhe është mbajtës i i stemës së Fifa-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat