Italia u ndalon për 5 vjet hyrjen në stadiume 70 tifozëve të shqiptarë

Futboll

Italia u ndalon për 5 vjet hyrjen në stadiume 70 tifozëve të shqiptarë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:26
Italia

Policia e Palermos në bashkëpunim me policinë shkencore, pasi ka shqyrtuar materialin e video mbikëqyrjes në stadiumin ‘Renzo Varbera’ ka marrë sot vendimin ndaj 70 tifozëve shqiptarë të akuzuar për hedhjen e flakadanëve e shashkave gjatë zhvillimit të ndeshjes Itali-Shqipëri më 24 mars 2017.

Vendimi i Policisë së Palermos dënon për 5 vjet hyrjen në të gjitha impiantet sportive ku zhvillohen ndeshje futbolli të çdo klubi sportiv e i çdo kategorie në nivel kombëtar e ndërkombëtar për 70 tifozë shqiptarë të identifikuar nga autoritetet italiane.

Vendimi ndalues përfshin dhe zonat pranë stacioneve hekurudhore, hyrje-daljet e autostradave, pikat e takimit pranë porteve o aeroporteve, apo vendet e transitit për tifozeritë.

70 tifozët e dënuar i përkasin grupit të tifozerisë shqiptare “Illyrian Elite”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat