Mbappe trondit Ronaldon: Ja kush e meriton Topin e Artë

Futboll

Mbappe trondit Ronaldon: Ja kush e meriton Topin e Artë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:42
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka thënë se Gianluigi Buffon e meriton Topin e Artë

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka thënë se portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon Topin e Artë, për tërë atë që ka bërë në futboll.

Por, francezi beson se fituesi i Topit të Artë do të vendoset nga ajo se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, Juventus apo Real Madrid.

“Për të gjithë punën e tij, Buffon e meriton Topin e Artë, por unë mendoj se kjo do të vendos nga ajo se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Mbappe për Eurosport.

“Nëse Real Madrid fiton, mendoj se fitues do të jetë Cristiano Ronaldo, por në anën tjetër mendoj se do të ishte mirë për Buffonin që ta fitonte Topin e Artë”.

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat