Messi dhe Iniesta, sonte mund të arrijnë diçka të madhe

Futboll

Messi dhe Iniesta, sonte mund të arrijnë diçka të madhe

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:55
Leo Messi dhe Andres Iniesta

Leo Messi dhe Andres Iniesta sonte do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit këtë sezon, kur do të takohen me Alavesin në finale të Copa del Rey

Ndeshja finale e Copa del Rey sonte ndërmjet Barcelonës dhe Alavesit ka rëndësi të vecantë për dy yjet e skuadrës, Leo Messi dhe Andres Iniesta.

Në rast të fitores, këta dy futbollistë do të fitonin titullin e 30 me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat.

Të dy lojtarët deri me tani kanë nga 29 tituj të fituar, në Spanjë dhe Evropë.

Messi e Iniesta deri me tani kanë fituar 8 La Liga, 4 Liga të Kampionëve, 4 Copa del Rey, 7 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Evropës dhe 3 Kupa të Botës për Klube. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat