Interi nuk e dëshiron Rey Manajn

Futboll

Interi nuk e dëshiron Rey Manajn

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:25
Rey Manaj

Rey Manaj nuk do të luajë tek Interi sezonin e ardhshëm pas rikthimit nga huazimi nga Serie B.

Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar, i cili ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2020 do të huazohet sërish, për të pasur mundësi aktivizimi.

Në fillim të sezonit 2016-2017 Manaj u huazua te Pescara, ku u aktivizua në 13 ndeshje në total, në një rast në Kupën e Italisë, duke shënuar dy gola.

Ndërsa te Pisa në Serinë B regjistroi 17 takime e dy finalizime, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur rënien në Lela Pro.

Manaj do të kthehet formalisht tek Interi, ku nuk do të qëndrojë gjatë, pasi brenda qershorit pritet të mësojë destinacionin e ri.

Nuk përjashtohet mundësia që ta vijojë karrierën jashtë Italisë po në formë huazimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat