Silva: Nuk mund ta refuzoja Guardiolën

Futboll

Silva: Nuk mund ta refuzoja Guardiolën

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:31
Bernardo Silva

Manchester City bën goditjen e parë të madhe të merkatos ende po u mbyllur sezoni futbollistik. Sikurse pritej, Citizens kanë zyrtarizuar blerjen e Bernardo Silvës nga Monaco, për 50 milionë euro. i saposhpallur kampion me skuadrën nga Principata, mesfushori portugez pasi kaloi testet mjekësore u bë blerja e parë e Pep Guardiolës, nën urdhrat e të cilit do të jetë për 5 vitet e ardhshme që nga data 1 korrik. Ky është transferimi i tretë më i shtrenjtë i kryer nga klubi francez pas Anthony Martial dhe James Rodriguez, që gjithashtu kanë luajtur me Monacon.

22-vjeçari ka rezukltuar një nga pikat më të forta të skuadrës franceze përgjatë këtij sezoni, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 12 asiste.

Në një intervistë të publikuar nga sajtu zyrtar i Manchester Cityt Bernardi Sulva u shpreh se ka marrë vendimin e duhur për t’iu bashkuar skuadrës së Guardiolës, një ndër më të mirat në botë.

Portugezi shtoi gjithashtu se e kishte të vështirë t’i thoshte jo Guardioles, të cilit e konideron nga nga trajnerët më të mirë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat