Sanchez e do kalimin në Barcelonë

Futboll

Sanchez e do kalimin në Barcelonë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:54
Mbrojtësi i Ajax, Davinson Sanchez

Mbrojtësi i Ajax, Davinson Sanchez ka pranuar se do ta mirëpriste një mundësi që të kalonte në Barcelonë kurdo qoftë.

20 vjeçari thuhet se është cak i gjigantit spanjoll.

Ai prej kur u shkëput nga Atletico Nacional në qershor të vitit 2016, ka kaluar një 12 muajsh produktiv në Amsterdam.

“Është kompliment i madh për të qenë i lidhur me një kalim në Barcelonë”, ka thënë Sanchez.

“Kush nuk do të donte të luante për një klub si Barca”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se çdo futbollist do që të jetë pjesë e tyre, pasi aty gjendet elita botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat