Asensio tregon se kush e bindi Realin ta transferojë atë

Futboll

Asensio tregon se kush e bindi Realin ta transferojë atë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:55
Futbollisti i Real Madrid, Sergio Asensio

Futbollisti i Real Madrid, Sergio Asensio, ka dhënë një intervistë së fundi, ku ka folur për transferimin e tij në Real Madrid, duke thënë se Rafael Nadal e kishte bindur presidentin e mbretërve që të nënshkruajë me të riun.

“Ajo anekdotë është e vërtetë. Rafael Nadal e kishte thirrur Florentino Perezin për t’i thënë se nuk duhet të më lënë të ik”, tha Asensio.

Asensio dhe tenisti RafaNadal janë nga Mallorca, dhe e përbashkët e tyre është se të dy e duan Real Madridin, andaj nuk është befasi që Nadal të ketë pasur gisht në këtë punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat