Formacioni i Barcelonës në finale

Futboll

Formacioni i Barcelonës në finale

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:26
Suarez, Neymar, Messi

Barcelona sonte ndeshet me Alaves në orën 21:30 në kuadër të finales së Kupës së Spanjës.

Blaugranët kanë dështuar ta fitojnë titullin e kampionit të Spanjës dhe atë të Evropës, andaj mundësia e vetme e blaugranëve  që të fitojnë trofe sivjet është kjo finale.

Lajm i keq është mungesa e Luis Suarez dhe Sergi Roberto shkaku i suspendimeve, si dhe i Mathieu dhe Rafinha shkaku i lëndimeve.

Më poshtë keni formacionin me të cilin besohet se do të startojë Barcelona:

Ter Stegen; Vidal, Piqué, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Alcácer, Neymar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat