"Forbes": Ronaldo ka fituar 93 milionë dollarë sezonin e kaluar

Futboll

"Forbes": Ronaldo ka fituar 93 milionë dollarë sezonin e kaluar

Më: 27 maj 2017 Në ora: 17:01
Cristiano Ronaldo

 Futbollisti portugez dhe ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo zuri vendin e parë në listën e futbollistëve me të ardhurat më të larta në sezonin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas listës së përpiluar nga revista "Forbes", e cila përfshin pagat, shpërblimet dhe sponsorët, Cristiano Ronaldo sezonin e kaluar ka fituar 93 milionë dollarë.

Në këtë listë pas Ronaldos është argjentinasi dhe futbollisti i Barcelonës Lionel Messi me të ardhura prej 80 milionë dollarë ndërsa i treti është braziliani Neymar gjithashtu futbollist i Barcelonës me 37 milionë dollarë. Më pas radhiten Zlatan Ibrahimoviç dhe Paul Pogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat